Ish-gjenerali i ushtrisë britanike: Kush mund të fshihet pas vdekjes së Prigozhin
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, të ushtrisë britanike gjenerali Lord Dannatt tha për Sky News, se është Vladimir Putin personi që fshihet pas vdekjes se Yevgeny Prigozhin, në një aksident ajror në Moskë.
Dannatt tha se edhe në rastin kur vrasja nuk është urdhëruar nga vetë Putin, është bërë nga dikush që e ka ditur dëshirën e Putin për ta eliminuar shefin e Wagner.
“Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që edhe nëse nuk është urdhëruar drejtpërdrejt nga Putini, është nga dikush që e di se çfarë do të kishte dëshiruar Putini dhe ka siguruar që eliminimi të ndodhë”, tha ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Lord Dannatt.
“Unë mendoj se probabilitetin më i lartë është të jetë urdhëruar nga vetë Putin,” shtoi ai.
Dannatt tha se Presidenti rus ka qenë i detyruar për këtë veprim, për të forcuar pozicionin e tij të lëkundur në krye të shtetit rus.
“Putini u dobësua që nga momenti kur Prigozhin filloi marshimin e tij fatkeq në Moskë dy muaj më parë”, shtoi gjenerali.
Avioni, i cili po udhëtonte nga Moska për në drejtim të Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino, duke humbur jetën të 10-të personat që ndodheshin në bord, mes tyre dhe shefi i Ëagner.
Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin të konfirmuar se ndodheshin mes 10 viktimave të avionit privatë Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.
Kanalet Telegram të lidhura me Wagnerin e shpallën gjithashtu shefin e mercenarëve të vdekur.
Komiteti Hetues i Rusisë, njoftoi këtë të enjte se ka nisur një hetim në lidhje em aksidentin ajror.
“Departamenti Kryesor i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse hapi një çështje penale për shkak të një krimi sipas nenit 263 të Kodit Penal. Kjo është shkelje e rregullave të sigurisë në komunikacion dhe funksionimit të transportit ajror”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar