Ish-komandanti i UÇK dyshohet i përfshirë në plagosjen e policëve në Skënderaj

3 Korrik 2022 | 10:57

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po kërkohen nga Policia e Kosovës, pasi kanë sulmuar dy efektivë. Sipas Policisë, njëri nga policët është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, në Skenderaj gjatë një pikë kontrolli, shkruan KosovaPress.

“Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, është raportuar se në këtë rast është i përfshirë ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, vëllezërit e djemtë e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026