Ish-kreu i KQZ-së, Biba: Procesi i numërimit këto zgjedhje do të jetë më i vështirë
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba tha për Euronews Albania se përdorimi i teknologjisë në këto zgjedhje zhduk çdo lloj mundësie për manovrim me votat.
Ndërkaq ai u shpreh se procesi i numërimit këto zgjedhje do të jetë më i vështirë për shkak të ndryshimit të sistemit.
Diskutimet sa i takojnë garantimit të fshehtësisë së votës, Biba i cilësoi si naivitet përballë teknologjisë.
“Teknologjia sa lehtëson punë por kur nuk e njeh edhe të krijon një lloj frikë, por është e panevojshme. Në këtë rast është garanci absolute që rezultati do të dalë shumë shpejtë, shumë saktë,” – u shpreh ai.
Sipas Bibës, numërimi për subjektet, pra partitë dhe numërimi nga ana tjetër brenda për brenda subjekteve, pra për kandidatët, do ta vështirësojë procesin e numërimit këto zgjedhje.
Ish-kreu i KQZ-së tha se nëse një kandidat do të thyejë herësin, kjo do iu japë besim qytetarëve se ndryshe nga vitet e tjera, vota për kandidatin mund të bëjë diferencën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush i vëzhgon zgjedhjet? 274 monitorues janë nga OSBE/ODIHR, KQZ ka caktuar 64 përfaqësues
- BE me 50 vëzhgues në terren, ambasadori Soreca: Qëndrojmë pranë qytetarëve
- Gazetarja Ilva Tare voton dhe raporton nga qendra e saj e votimit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri