Ish-kryeministri Berisha: Votoni për emigrantët që regjimi në largim i bllokoi
Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ilir Berisha kanë votuar në qendrën e votimit pranë shkollës “Kosova”.
Gjatë procedurës së identifikimit biometrik pati një problem teknik ku pas disa provave u arrit përfundimi i procedurës.
Z. Berisha tentoi disa herë vendosjen e gishtit në aparaturë deri në momentin që u bë identifikimit biometrike, një procedurë e tillë kryhet për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri.
Në fjalën e tij të shkurt jashtë qendrës së votimit, z. Berisha ftoi qytetarët që të votojnë ndërsa e konsideroi procesin e deritanishëm të rregullt ndërsa foli për fitore të sigurt të opozitës.
“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarëve të votojë për sakrificat e tij, të votojë për familje, fëmijët nipërit, mbesat, të votojnë për emigrantët shqiptar që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinë si një mjek politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për të cilët ata që i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë, Shqipëri, rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitore me gjithë grahmat, përpjekjet e përpëlitjet antiligjore të pamoralë të ikanakëve. Fitorja po bëhet çdo sekondë dhe çdo orë më e madhe, më e fuqishme”, tha z. Berisha.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)