Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga karrigia në Parlament

7 Shtator 2023 | 17:35

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin – Social-Demokratët e së cilës i kanë humbur zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike.

Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair.

“Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Marin ka thënë se do t’i këshillojë “qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave” me të cilat ajo është e familjarizuar.

E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës.

Marin ka hequr dorë nga udhëheqësia e partisë dhe e ka pranuar se mandati katërvjeçar si kryeministre e ka rënduar shumë, duke thënë se durimi i saj është testuar në shumë raste.

Ndonëse shumë e famshme, Marin është përmendur edhe për disa skandale lidhur me jetën e saj private, çka ia ka polarizuar imazhin.

Në një video që ka rrjedhur në rrjetet sociale në gusht të vitit 2022, Marin është parë në një festë me shumë yje të Finlandës, dhe më pas është detyruar të kryejë teste për drogë, për t’i shuar dyshimet për keqbërje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026