Ish-ministri danez dënohet për pornografi me fëmijë

1 Shtator 2025 | 21:17

Ish-ministri i qeverisë daneze Henrik Sass Larsen u dënua sot me katër muaj burg për posedimin e mijëra fotografive dhe videove të abuzimit seksual të fëmijëve.

Ai i mohoi akuzat, duke pretenduar se e zotëronte materialin sepse po përpiqej të zbulonte se kush e kishte abuzuar në fëmijërinë e tij, raportoi Euractiv.

Sass Larsen, një ish-socialdemokrat i cili ishte ministër i Industrisë, pranoi se kishte mbi 6,000 foto dhe 2,000 video të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në kompjuterin e tij.

Prokurorja Maria Cingari tha se ishte e kënaqur me vendimin, por shtoi se ishte e trishtueshme që dikush që arriti maksimumin në jetë pavarësisht një fëmijërie të vështirë, e gjeti veten në një situatë të tillë.

“Nuk duhet të zotërosh kurrë pornografi me fëmijë, pavarësisht arsyes”, shtoi ajo.

Gjatë gjyqit, ish-ministri 59-vjeçar, i cili u vendos në kujdestari si fëmijë përpara se të birësohej, tha se në vitin 2018 mori një link që e çoi në një video 50-vjeçare që tregonte se ai abuzohej seksualisht kur ishte tre vjeç.

Ai dëshmoi se në vitin 2020 mori një tjetër videoklip nga e njëjta periudhë në të cilën një vajzë trevjeçare u përdhunua në prani të tij. Sipas tij, të dy videot u zhdukën pasi i pa ai.

Ai shprehu keqardhje në gjykatë që nuk kontaktoi policinë kur mori pamjet filmike.

Skandali u zbulua në mars, pas të cilit ish-ministri u përjashtua nga Partia e tij Socialdemokrate, dhe kryeministrja Mette Frederiksen, nga e njëjta parti, tha se ishte e tronditur nga i gjithë rasti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026