Ish-ministri i MB: Nuk mund të përjashtohet vendosja e trupave britanike në Ukrainë
Ish-ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, ka thënë se nuk mund të përjashtohet vendosja e trupave britanike në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, komentet Wallace i bëri në një intervistë me Times Radio, ku tha se “njerëzit duhet të zgjohen dhe të shohin se sa i rrezikshëm është Vladimir Putin” dhe gjashtë vite të tjera të liderit rus, sipas tij nënkuptonin “më shumë pasiguri”.
Ai tha se kjo do të thoshte se forcat e armatosura në Perëndim duhet të ishin “të përshtatshme”.
I pyetur nëse trupat e NATO-s mund të përjashtohen nga luftimet në Ukrainë, pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se “asgjë nuk duhet të përjashtohet”, Wallace tha: “Ne duhet të përdorim atë frazë, nuk mund t’i përjashtojmë ato”.
“Në fund të fundit, një pjesë e parandalimit është paqartësia… mbajtja e kundërshtarit me hamendje se sa larg do të shkonim dhe çfarë do të bënim.
“Kjo është ajo që Putini e bën me mjeshtëri, ai i mban të gjithë të hamendësojnë. Është e rëndësishme që ne të mos mbyllim kurrë rrugët. Nuk do të thotë të themi se do ta bëjmë domosdoshmërisht, por është e rëndësishme që t’i mbajmë njerëzit të hamendësojnë.
“Përjashtimi i gjërave është mënyra se si kundërshtarët tanë na shtyjnë në qoshe”, tha ai.
“Mendoj se gjëja më e mirë është të sigurohemi që ai [Putin] të kuptojë se ne mendojmë se ajo që po bën në Ukrainë është shumë, shumë serioze”.
“Unë mendoj se presidenti Putin dhe ne sapo e pamë këtë nga zgjedhjet e rreme në Rusi. Ai është më i afërti me Adolf Hitlerin që kemi pasur në këtë kohë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues