Ish-ministrja e Integrimit Gjosha: Shqiptarët, të lodhur nga procesi i zgjatur i integrimit në BE

18 Nëntor 2021 | 21:26

Pothuajse 1/4 e qytetarëve shqiptarë besojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Europian, sipas sondazhit të Barometrit.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i krahasoi këto statistika me ato të një sondazhi të vitit 2014, ku 87% e qytetarëve shqiptarë ishin pro integrimit në Bashkimin Evropian dhe një pjesë e madhe mendonin se në 10 vitet e ardhshme Shqipëria do të ishte anëtare në BE.

“Kjo ndodhi pas marrjes së statusit si vend kandidat”, theksoi ajo në studion e Barometrit.

Klajda Gjosha thotë se sot, 7 vite më vonë, qytetarët janë të lodhur nga procesi i integrimit dhe kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të situatës politike.

Kjo gjë është shqetësuese sipas znj. Gjosha, pasi procesi i integrimit në BE është jetik për të ardhmen e qytetarëve në Shqipëri.

Një ndër problemet themelore të Shqipërisë është se “kemi mbetur peng i politikës së të shkuarës”.

“Liderët që drejtojnë partitë kryesore janë po të njëjtë, ne nuk kemi sjellë një mentalitet të ri. Ne nuk do të ndryshojmë për sa kohë partitë i lidhim me kultin e individit”, u shpreh znj. Gjosha.

Sipas Klajda Gjoshës, në Shqipëri nuk dimë të ndajmë dot prioritetet kombëtare me ata partiake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025