Ish-pjesëtari i UÇK ankohet për Gjykatën Speciale: 213 fjali të ndryshuara
Gjatë konferencës së Apelit të premten, Shala tha se gjatë seancave kur është shpallur fjala përfundimtare në korrik kanë gjetur 213 fjali të ndryshuara, derisa theksoi se ende nuk e ka në gjuhën shqipe aktvendimin për të parë se si ka rrjedh gjykimi i tij që nga fillimi deri në tri ditët e fundit.
“Kam një shqetësim shumë të madh sa i përket seancave të mëparshme, me 15, 16 dhe 17 ku ishte leximi përfundimtar. Vetëm për tri ditë gjetëm mbi 213 fjalë të ndryshuara, jo gabimisht të përkthyera por të ndryshuara. Unë nuk e kam akoma në gjuhën shqipe, duke pa rrjedhat e gjykimit tim prej fillimit deri në tri ditët e fundit nuk e kam pas vëmendjen, pasi s’kam mendu që bëhen gabime të tilla që të ndryshohet fjala. Mirëpo me 15, 16 dhe 17 e kemi të vërtetuara që janë ndryshime të fjalive që ia humb kuptimin gjithçka”, tha ai.
Ai u ankua se nuk e ka në dispozicion në gjuhën shqipe edhe aktvendimin ndaj tij duke shtuar se nuk e dinë se në çfarë mënyrë është dënuar.
“Unë akoma nuk e kam aktvendimin të përkthyer unë nuk di si të ankohemi kur nuk e di se në çfarë mënyre dënohem. Më jepet aktvendimi, dënohem për vrasje që unë s’kam vra kurrë në jetën time askënd. Më shpjegojnë avokatë për unë nuk mundem me besua përderisa nuk e kam zyrtarisht që të lexoj dhe të kuptoj për çka jam i dënuar. Nuk e di si ka mundësi të punoj me avokatët dhe të bëjë ankesat kur akoma nuk e kam të përkthyer”, shtoi Shala.
Ndërkaq, kryetarja e panelit të Apelit, Michele Picard tha se përkthimet e përfunduara dhe redaktimi i përkthimit pritet të dorëzohen në fund të muajit tetor.
“Jam dakord që procedurat duhet të jenë publike në masën e mundur. Kur kjo nuk është e mundur atëherë parashtrimet e protokolluara të dorëzohen në kohën e duhur të redaktuara për publikun. Megjithatë siç e di ka disa shqetësime apo arsyetime të sigurisë që justifikojnë mbajtën kofidenciale të disa informatave. Po rikujtoj se çfarë tha trupi gjykues kur u dha dënimi se varianti i redaktuar do të lëshohet në momentin e duhur. Kjo do të bëhet në fund të tetorit”, deklaroi ajo.
Më 16 korrik 2024, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar me 18 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale./KosovaPress/
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh