English

Ish-polici Arjan Tase do hetohet për vrasje nga pakujdesia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policisë dhe prokurorisë së Vlorës iu deshën dy ditë hetimet për ta shpallur zyrtarisht të arrestuar Arjan Tasen, policin që shkaktoi tragjedinë e Himarës.

- Advertisement -

Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

Burime nga prokuroria konfirmojnë se për Tasen do kërkohet arrest me burg.

Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se ka humbur kontrollin e gomones pasi ajo ka marrë gaz në mënyrë të pavullnetshme.

Pikërisht ky ka qenë momenti ku ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.

Krahas Arjan Tases, po hetohet veprimet e 5 policive të tjerë ndër ta, drejtori i kufirit në Vlorë dhe gjithë zinxhiri drejtues i saj.

Sipas hetimit, këta persona kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit.

Policia në njoftimin e saj ka dhënë edhe disa detaje mbi intinerarin e që ka ndjekur gomonia.

Arjan Tase ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Gjithashtu është sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?