Ish-prefekti i Kukësit në GJKKO: Kam dhënë dorëheqjen, do përballem me drejtësinë
Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e marrjes në pyetje dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë për prefektin e Kukësit Granit Gjana, i pezulluar nga detyra një ditë më parë me akuzën e abuzimit me tenderë.
GJKKO la në fuqi masën e pezullimit për prefektin e Kukësit. Ky i fundit në një fjalë për mediat pas seancës tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti në mënyrë që të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.
“Kam dhënë dorëheqjen si prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë. Do ndjek rrugën ligjore”, u shpreh Gjana.
Sipas SPAK, Granit Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.
Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit
- Situata nga bora në qarkun e Kukësit, Gjana thirrje bashkive të pastrojnë rrugët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta