Ish-presidenti Rexhep Mejdani “kundër” vendimit për shkarkimin e Metës

17 Qershor 2021 | 19:13

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”.

Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, z. Mejdani duket se nuk ndan të njëjtin mendim me socialistët për shkarkimin e Ilir Metës.

Ai tha se duhet menduar me maturi të thellë përpara se të ndërmerren akte konkrete pët të akuzuar një kryetar shteti.

“Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti”,  tha Mejdani.

Ai tha se shpreson, që Gjykata kushtetuese do të marrë vendimin e duhur në lidhje me çështjen e shkarkimit të Metës.

“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, shtoi Mejdani.

Kuvendi më 9 qershor votoi me 104 vota pro, shtatë kundër dhe tre abstenime për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me argumentin kryesor se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Por, pavarësisht aktit të Parlamentit, vulën finale për shkarkim ose jo të Presidentit të Republikës e ka në dorë tashmë institucioni i Gjykatës Kushtetuese, që është njëherësh organi më i lartë në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026