Ish-Presidenti Trump zotohet të shfuqizojë kufizimet për armët nëse fiton

10 Shkurt 2024 | 16:50

Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, tha të premten se nëse rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë do të shfuqizonte të gjitha kufizimet e armëve të miratuara nga Presidenti Joe Biden.

Duke folur para mijëra mbështetësve gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA), zoti Trump u zotua se do të anulojë një rregull që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe kufizime të tjera të vendosura nga administrata e Presidentit Biden.

“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë, ndoshta që ditën e parë”, tha zoti Trump gjatë fjalimit të mbajtur në Harrisburg, të Pensilvanisë.

Shoqata Kombëtare e Armëve mbështeti fort zotin Trump gjatë garës së vitit 2016 dhe gjatë gjithë administratës së tij, duke e përkrahur kur emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe kur miratoi një sërë masash të kërkuara nga lobi pro armëmbajtjes. Mes masave ishte edhe ai që i përcaktoi dyqanet e armëve të zjarrit si biznese thelbësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke i lejuar këto biznese që të qëndronin hapur.

Ish Presidenti Donald Trump gjatë takimit të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve, Harrisburg, të Pensilvanisë, 9 shkurt, 2024.

Zoti Trump, ndër të tjera, vuri në dukje se si i rezistoi trysnisë për të vënë kufizime për armët gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga 2017-2021.

“Gjatë 4 vjetëve të mandatit tim nuk ndodhi asgjë, edhe pse ndaj meje kishte trysni të madhe lidhur me armët. Ne nuk bëmë asgjë, nuk u dorëzuam”, tha Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026

Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite

Presidenti libanez Joseph Aoun u takua me komandantin e ushtrisë Rodolphe Haykal për të diskutuar situatën e sigurisë në vend në përgjithësi dhe në jug...
11:11 | 10/07/2026

OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim

Shumica e vendeve në zhvillim kanë shpenzuar më pak për arsim dhe më shumë për të shlyer borxhet e jashtme gjatë vitit 2025, sipas një...
10:38 | 10/07/2026