Ish-zv. ministri i Integrimit: Raporti i KE është vlerësim teknik, vulën e ka BE

6 Tetor 2020 | 17:16

Gentian Elezi, ish-zv. ministër i Integrimit duke komentuar gjetjet e progres raportit të Komisionit Evropian, ku thuhet se Shqipëria ka plotësuar thuajse të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës e parë të anëtarësimit, thotë se vlerësimi është teknik dhe se është BE që “vulos”.

“Komisioni Evropian bën vlerësimin teknik, vendimmarrja varet nga vendet anëtare të BE-së. Në këtë kuptim KE nuk sjell ndonjë gjë të re”, u shpreh Elezi.

Pyetjes se pse duhet takim ndërqeveritar për hapjen e negociatave kur thuhet se negociatat janë hapur, ai tha se i gjithë procesi është paksa kompleks.

“Procesi është pak kompleks. Ky takim shënon zyrtarisht hapjen e negociatave”, u shpreh ish-zv. ministri i Integrimit.

Ndonëse KE vlerëson se duhen nisur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, BE mund të mos jetë dakord me një rekomandim të tillë thotë ish-zv. ministri duke kujtuar se kjo nuk do të ishte hera e parë që ndodh.

“Vlerësimi i vendeve anëtare është vendim politik, ata vlerësojnë çfarë thotë KE por hyjnë dhe dimensione të tjera. Raporti thotë se ende priten rezultate sa i takon korrupsionit. Ka disa shtete që kanë zgjedhje së shpejti dhe kjo do ta kushtëzojë vendimmarrjen”, deklaroi z. Elezi.

Z. Elezi theksoi se, sa më shumë kalon koha aq më shumë vështirësohet procesi i integrimit, pasi hyjnë në lojë preferenca e vendeve anëtare të BE dhe kjo e komplikon procesin.

“Kjo cenon kredibilitetin dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së”, deklaroi ish-zv. ministri i Integrimit.

Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri thotë se, Holanda ka zgjedhje në mars dhe mund të zhbirilojë raportin e KE-së dhe të kapet në pikat e dobëta dhe mund të bllokojë vendimmarrjen e BE-së që do të duhet të jetë unanime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021