“Isha në avion me indianin që donte të hidhej”- Flet pasagjerja për Euronews

12 Shtator 2024 | 17:45

Në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë, një pasagjer ka tentuar të hap derën e avionit.

Stjuardesa dhe persona të tjerë të tjerë të stafit kanë tentuar t’a mbajnë indianin, i cili ishte një shtetas që do të deportohej për në Indi.

Arsyeja dhe identiteti i tij ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Në emisionin People të Euronews Albania, ka folur një prej pasagjereve që ka parë nga afër gjithë ngjarjen.

Erjona Hamitaj, sipërmarrëse, e ka rrëfyer ngjarjen kështu:

“Ne praktikisht nuk e kuptuam në fillim, sepse nuk u bë as zhurmë. Edhe kur u hap dera e avionit nuk u bë zhurmë. Pastaj na u tha për 5 ose 10 minuta që duhet të zbrisnim nga avioni, kemi pritur tre orë. Po fluturonimme kompaninë ‘Air Albania’, por do duhgej që të kishte organizim pak më të mirë. Ka qenë vetëm stjuardesa që e ka ndaluar në fillim, më pas u fut ai djali. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Unë nuk e dija që ishte një i deportuar, më pas morëm informacionin që ishte iranian. Ai nuk ishte i shoqëruar, sepse na u tha që nuk shfaqte rrezikshmëri si njeri. Ai u ngrit shumë i qetë dhe askush nuk kishte kuptuar diçka.”

Sipas saj, askush nuk u lëndua, por gjithë situata shkaktoi kaos për shkak të mos-organizimit të stafit e do duhej që të menaxhohej siç duhej ngjarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026