“Avionët Rafal shkojnë për 10 minuta në Prishtinë”, Kulla: Presion i qartë i Serbisë

3 Shtator 2024 | 22:50

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla ishte këtë të martë në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” ku tha se armatosja që Aleksandër Vuçiç po bën për Serbinë, është presion i qartë ndaj Prishtinës, ndaj partive në Mal të Zi dhe ndaj partive në Bosnjë.

“Ky avion shkon me 1940 kilometra në orë. Nga Beogradi në Prishtinë ti e ke për 10 minuta”,-tha eksperti Kulla.

Megjithatë Kulla tha se një sulm i tillë nuk do të ishte i lehtë për Serbinë pasi për të sulmuar me këta avionë, do të duhet të merrte lejen e Francës.

“Rafalët janë përdorur për bombardimin e Serbisë para 25 viteve dhe në luftën e Bosnjës. Në të njëjtën kohë francezët duhet ti ndërtojnë Serbisë një qendër komande dhe kontrolli , duhet të trajnojnë njerëzit, por që të qetësojmë njerëzit, për shkak të teknologjisë së lartë që ka, Serbia do e kishte të pamundur të përdorte këta avionë në një luftë të mundshme, me Kroacinë, me Bosnjën apo me Kosovën, nëse francezët nuk do të donin. Duhet ti lejojnë ata që kanë satelitët, satelitët i ka Tales”,-tha Ilir Kulla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026