“Ishim të detyruar”- Bjellorusia zbulon pse pranoi armët bërthamore ruse

28 Mars 2023 | 12:21

Bjellorusia ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur me Kremlimin për lejimin e armëve bërthamore ruse të zhvendosen drejt territorit të saj.

Në një reagim këtë të martë, Minsku insiston se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme thekson se Bjellorusia ishte e detyruar të pranonte armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor.

“Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk.

Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Lajmi u bë publik fundjavën e kaluar, duke shkaktuar reagime të forta nga Perëndimi. Kjo nuk është hera e parë që Minsku del në mbështetje të Rusisë.

Më herët Bjellorusia e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

“Bashkëpunimi ushtarak në mes të Bjellorusisë dhe Rusisë është duke u kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ministrja bjelloruse.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026