Ishte bllokuar prej 3 ditësh në një shpellë, shpëtohet pas tre ditësh eksploratorja
18 Dhjetor 2024 |
15:36
Një eksploruese shpellash është shpëtuar pas tre ditësh pasi mbeti e bllokuar në përpjekje për të hartuar shpellën Bueno Fonteno, në veri të Italisë. Shtetasja Otavaia Piana u nxor nga skuadrat alpine të shpëtimit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pasi ishte bllokuar në një ngushticë pranë hyrjes së shpellës.
Kjo është hera e dytë brenda 17 muajve që 32-vjeçarja shpëtohet në të njëjtën shpellë, e cila ndodhet pranë liqenit Izeo, në verilindje të Bergamos. Sipas mediave lokale, eksploratorja pësoi fraktura të shumta pas një rënieje nga lartësia prej 5 metrash.
Operacioni i shpëtimit mobilizoi rreth 160 teknikë nga 13 rajone të Italisë, të cilët bashkëpunuan për të nxjerrë eksploratoren nga thellësitë e shpellës.
LEXONI GJITHASHTU:
- U bllokuan në teleferik për shkak të erërave të stuhishme, shpëtohen 150 skiatorët
- U bllokuan në teleferik për shkak të erërave të stuhishme, shpëtohen 150 skiatorët
Lajme të Sugjeruara
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona