“Ishte e vështirë të negocioje me PD”, deputeti i PS: Ja si u shkrinë në një, 2 rezolutat për integrimin

14 Maj 2026 | 21:32


Deputeti i Partisë Socialiste Erion Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania votimin sot në Kuvend të rezolutës për integrimin që mori votat e mazhorancës dhe opozitës.

Ai theksoi se qëllimi i punës së komisionit për integrimin evropian ishte shkrirja e 2 rezolutave politike në një të vetme siç edhe ndodhi.

‘Politikisht është një arritje për t’u vlerësuar. Në mbledhjet e komisionit për integrimin evropian është ngritur një grup pune që do të merrte në konsideratë hartimin e një projekt-rezolute të përbashkët, pasi kanë qenë 2 projekt-rezoluta, një nga PS dhe një nga PD.

Nuk mund të them që nuk ishte e vështirë, se ishin rezoluta politike nga të dyja anët. Kemi punuar me orë të tëra. Ju siguroj se ajo projekt-rezolutë që është hartuar aty nuk ka ndryshuar asnjë pikë e presje, me përjashtim të një paragrafi të shtuar në mbledhjen e sotme nga zoti Dule’, tha Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026