“Ishte ëmbëlsirë”, Rama ironizon Bashën: Kam nostalgji dhe përvëlim për të
Kryeministri Edi Rama vijoi edhe këtë të enjte me përgjigjet ndaj komentuesve në rubrikën e tij në rrjete sociale, “Sy m’sy”.
Një nga qytetarët i kujtoi me një pyetje ish-rivalin e tij opozitar Lulzim Basha, duke e pyetur Ramën nëse dhe ai, si Basha, do të bënte një tortë të madhe në Tiranë, si ajo e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Rama u përgjigj me batuta, duke thënë se ëmbëlsira ka qenë Lulzim Basha dhe se ndjen nostalgji për kohët kur e kishte rival në politikë.
Pyetja e qytetarit:
Do t’i bësh një tortë shqiptarëve në Tiranë, si Basha?
Përgjigja e Ramës:
“Një ëmbëlsirë kemi pasur, dhe nuk e dimë si do ta kemi përsëri. Ëmbëlsira jonë ka qenë Lulzim Basha. Nga të gjitha këto që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul, ku je? Sa herë më kujton ty, kam një nostalgji, një përvëlim,” tha Rama.
Ndërsa nuk ka munguar dhe reagimi i menjëhershëm i Lulzim Bashës. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë iu përgjigj kryeministrit duke thënë se gjatë periudhës të tij si kryebashkiak, nuk ka bërë vetëm tortën e Pavarësisë, por ka punuar për projekte në të mirë të qytetarëve duke ndërtuar shkolla, çerdhe, kopshte, dhe duke i dhënë zhvillim kryeqytetit.
“Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.
Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.
Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta, thotë Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë