Ishte në vagonin e ‘vdekjes’, flet e reja greke: Mirënjohëse forcave të mbinatyrshme
Evdokia Tsagli, ish-konkurrente e Big Brother në Greqi, ishte një nga fatlumet që i shpëtoi përplasjes së trenave në afërsi të Larisës.
Ajo udhëtonte bashkë me miqtë e saj dhe pas aksidentit arriti të shpëtonte duke dalë nga një e çarë e vagonit të tretë, ndërsa flakët i digjnin trupin.
“Duhet të vendosja nëse do të digjesha, apo do të thyeja kockat,” – tha e reja në një intervistë më herët.
Ajo foli së fundmi në emisionin “Mismatched” në SKAI dhe përshkroi momentet tronditëse që ka përjetuar në trenin që udhëtonte për në Selanik.
“Isha në vagonin e tretë të pasagjerëve. Çfarë të të them, si jam? Nuk e di si ndihem për të folur për atë që kam pësuar fizikisht përballë kësaj tronditje të madhe mendore që kemi pësuar të gjithë së bashku. Është një vend i tërë që mban zi për humbjen masive të shpirtrave.
Mjekët më këshillojnë të mos kujtoj momentet që kam jetuar në tren. Nuk dua t’i tremb njerëzit apo të shkaktoj atë panik. Falënderoj dhe i jam mirënjohëse forcës së mbinatyrshme, apo quaje si të duash, që më mbajti në jetë mendërisht.
Ngushëllimet e mia më të thella për njerëzit që kanë humbur të dashurit. Dhimbja është për të gjithë ne, edhe nëse nuk ka pasur njohje personale në këtë ngjarje tragjike,” – rrëfeu e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare