Ishujt më të bukur të Greqisë, për të cilët mund të mos keni dëgjuar
Nga ishujt në formë fluture dhe kuaj deti, tek qytezat thuajse të humbura në rrjedhën e kohës, Greqia është shtëpia e madhe e qindra ishujve të vegjël.
Më poshtë disa prej ishujve më të panjohur të Greqisë.
Agistri
Ishulli i vogël i veshur me pisha është pothuajse i padukshëm me sy të lirë, në mes të Gjirit Saronik dhe nën hijen e Aeginës, por më pak se një orë larg nga porti i Pireut. Edhe pse mjaft i famshëm për athinasit, ndodh që shumicës së turistëve t’iu shpëtojë për “një të mbyllur të syve” teksa trageti lundron drejt destinacioneve të preferuara.

Astipalaia
Astipalaia, ose siç njihet nga grekët Astropalia, është ishulli më perëndimor i Arkipelagut Dodekanez, ishulli më i madh i të cilit është Rodosi.
Nga dritarja e avionit, ky ishull i përngjan një fluture, pasi ndahet nga një shtresë e hollë toke.
Kora, kryeqyteti i ishullit të vogël, është një labirint shtëpish dykatëshe të ndërtuara nën një kala të periudhës së Mesjetës.

Monemvasia
Ishulli i kalasë bizantine i Monemvasias shfaqet në bregun e Peloponezit, disa orë me makinë në jug të Athinës.
Kalaja mesjetare filloi të marrë formë rreth vitit 583 kur vendasit duhet të vetëmbroheshin nga plaçkitësit. Në pjesën e poshtme të qytetit ndodhen shtëpi antike, rrugë me kalldrëm dhe kisha të vogla, por tashmë qyteti është gjallëruar nga kafe dhe dyqane të ndryshme.
Shtegu të çon drejt pjesës së sipërme të qytetit ku gjenden rrënojat e kalasë, kisha Agia Sofia dhe një pamje mbresëlënëse e detit.

Milos
Ishulli në formë patkoi është me origjinë vullkanike dhe njihet për plazhet dhe shkëmbinjtë shumëngjyrësh dhe ujin e gjelbër e të kristaltë.
Formimet gjeologjike vijnë si rrjedhojë e shpërthimeve vullkanike nënujore, të rreth 3 milionë viteve më parë, ndërsa shtresat e mbivendosura të llavës krijojnë një kaleidoskop të formacioneve shkëmbore.

Patmos
Sipas mitologjisë greke, hyjnesha e gjahut zbuloi një ishull të zhytur nën ujë dhe i kërkoi hyjneshës së hënës, Selena, që ta ndriçonte e ta nxirrte në pah: kësisoj lindi Patmos.
Ishulli i përngjan kalit të detit ndërsa në kryeqytet mund të vizitohet fortesa “Manastiri i Shën Gjon Teologut”
Një peizazh i pacenuar vullkanik, me maja të thyera dhe lugina të gjelbra ka një vijë bregdetare prej 63 kilometrash me plazhe, gjire dhe limane të fshehura.

Nisiros
Jo të gjitha rrugët të çojnë drejt Nisiros, gjë që ndoshta iu pëlqen banorëve të ishullit.
Manastiri i Panajia Spiliani i shekullit të 14-të është fare pranë portit Mandraki, ndërsa në pjesën e brendshme të ishullit gjenden fshatrat malorë Nikeia dhe Eborio, të cilët fshehin tre kratere vullkanike.
Avulli dhe squfuri rrjedhin rregullisht nga krateret, por mos u shqetësoni: shpërthimi i fundit ishte në 1888, dhe një nga nënproduktet më të mira të aktivitetit të kaluar vullkanik janë pikërisht plazhet mahnitëse me rërë të zezë si Xoxlakoi.

Siros
Në kohën kur tragetet ishin më të rrallë e më të ngadaltë, për shumë udhëtarë Sirosi ishte vendndalimi i parë përpara se të mbërrinin në Mikonos.
Por ky reputacion si pikë tranzitore nënvlerëson rëndësinë e tij në historinë e Greqisë.
Në kohën e Revolucionit Grek në 1821, Siros strehoi refugjatët grek që vinin nga ishujt e Egjeut të cilët ishin ende nën sundimin otoman.
Me arkitekturë italiane, ishulli ka shumë plazhe me ujë të kristaltë me nuanca të kaltra dhe të gjelbër.

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta