“Iso mbi kalldrëm”, qytetarë dhe turistë shijojnë muzikën folklorike në Gjirokastër
“Iso mbi kalldrëm” është aktiviteti që po mbledh së bashku artistët dhe këngëtarët popullorë, të cilët çdo fundjavë performojnë përgjatë rrugëve të kalldrëmta të Pazarit karakteristik të Gjirokastrës.
Ky event shërben për transmetimin e vlerave të folkut dhe këngës polifonike në breza si dhe për tërheqjen e turistëve në qytetin e gurtë.
“Kryeqendra e polifonisë shqiptare Gjirokastra kalldrëmet i ka të mbushura me këngë dhe me valle, edhe grupi ynë sot, sjell një lloj mozaiku në variacionet melodike të këngëve dhe të valleve”, tha Shkëlqim Guçe, këngëtar popullor.
“Patjetër që është emocionuese, ne nuk është hera e parë që marrim pjesë tek “Iso në kalldrëm”, mjeshtrit e muzikës këtë detyrë kanë që të përcjellin kulturën, vlerat, për dëgjuesit jo vetëm vendas por edhe ata të huaj”, shprehet Angjelina Rustemi, këngëtare popullore.
Kënga polifonike shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s është një vlerë e veçantë e follklorit dhe traditës sonë. Artistët popullorë shprehen se ajo duhet ruajtur dhe transmetuar tek të rinjtë.
Sezoni turistik i verës në Gjirokastër po prezanton për turistët, dhe veçanërisht të huajt vlerat e pasura historike dhe traditës që mbart jugu i vendit.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar