Itali | Aksident në teleferikun e Macugnaga-s, 12 të plagosur
Një aksident në teleferikun që lidh Macugnaga-n me Qafën Moro, në veri të Italisë, ka shkaktuar plagosjen e 12 personave. Ngjarja ndodhi pak para orës 11 të paradites, në lartësinë 2.850 metra mbi nivelin e detit, në provincën Verbano Cusio Ossola.
Sipas autoriteteve, i plagosuri më rëndë ka pësuar një prerje në krah dhe është dërguar në spitalin San Biagio në Domodossola. Të tjerët, mes tyre dy fëmijë dhe një operator i teleferikut, kanë marrë dëmtime të lehta.
Shkak i aksidentit dyshohet një defekt teknik në sistemin automatik të frenimit. Dy kabinat nuk arritën të ngadalësonin gjatë afrimit në stacione dhe u përplasën me barrierat mbrojtëse, pavarësisht aktivizimit të frenimit të emergjencës.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë me helikopterë për të evakuuar të plagosurit dhe 94 persona të tjerë që ndodheshin në zonë. Operacioni përfundoi rreth orës 14:30.
Pistat e skive janë mbyllur, ndërsa teleferiku është ndalur përkohësisht dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Verbanias për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve