Itali| U plagosi shokun me thikë, 40 shqiptarë në burgun e Torinos rrahin marokenin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten 30 gushtit në burgun e Torinos në Itali, ku protagonistë kanë qenë disa shqiptarë.
Sipas mediave të huaja, 40 të burgosur shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, për shkak se një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë ditën e enjte, 29 gusht.
Fillimisht të burgosurit shqiptarë u konfliktuan me oficerët e policisë të cilët u përpoqën t’i ndalonin, vodhën çelësat e qelive dhe më pas hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre raporton sindikata Osapp.
Ndërkohë dy efektivë policie mbeten të plagosur pasi të dënuarit kanë përdorur një krevat fëmijësh gjatë përplasjes dhe me të kanë bllokuar portat, duke mos lejuar gardianët e burgut që të ndërhynin.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve.
“Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë Beneduci.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë