Italia afron në tregun vendas nomadët dixhital përmes vizave

11 Korrik 2022 | 15:30

Me një vizë si nomad dixhital mund të punësohesh në shumë sektorë në Italinë fqinje.

Për mijëra njerëz Italia po bëhet e preferuara për të punuar në distancë, sidomos për ata që punojnë jashtë vendeve të tyre të origjinës dhe ndryshojnë vendndodhjen shpesh.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë mënyrë që nomadët dixhitalë të punojnë legalisht në Itali afatgjatë. Ndaj në 28 Mars të këtij viti u nënshkrua ën ligjin italian kjo vendimmarrje.

Por kush mund të aplikojë për një vizë nomade dixhitale italiane?

Vizat nomade dixhitale janë krijuar zakonisht për të përfituar të gjithë punëtorët në distancë. Por, viza italiane ndryshon në atë që “ajo po menaxhohet sipas nenit 27 të kodit të imigracionit, që do të thotë se ajo u drejtohet punëtorëve shumë të kualifikuar”.

Duket se nuk do të ketë asnjë kufizim në numrin e lejeve të lëshuara çdo vit dhe si fillim viza do të jetë aktive për 12 muaj, ndërkohë më pas do të kenë akses edhe familjarët e tyre.

Një tjetër ndryshim kryesor është se aplikantët duhet të jenë në përputhje me taksat në Itali përpara se të aplikojnë për vizë.

Bazuar në informacionin që është bërë publik deri më tani, do t’ju duhet të plotësoni një listë të gjatë kërkesash për të marrë një nga vizat nomade dixhitale të Italisë.Ende nuk ka një datë zyrtare nga autoritetet vëndase në Itali se kur do të nisin aplikimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022