Italia çon Belgjikën në shtëpi, kalon në gjysmëfinalen e Euro 2020
Italia ka mundur Belgjikën 2-1 në Munih duke siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2020. Ky është suksesi i pestë i italianëve në këtë kompeteticion dhe tashmë numërojnë mbi 32 ndeshje pa humbje.
Italia e Roberto Mancinit e dominoi Belgjikën në pjesën e parë duke shënuar dy herë me Barella dhe Insigne. Në limitet e pjesës së parë, Belgjika fitoi një penallti që u kthye në gol nga Lukaku duke mbajtur shpresat ende gjallë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e golit duke bërë që rezultati të mbetet deri në fund 2-1 në favor të Italisë.
Italia do të ndeshjet me Spanjën të martën në Uembli por do t’u duhet të zbresin në fushë pa një prej lojtarëve më të spikatur në Euro 2020, Leonardo Spinazzola, i cili pësoi një tërheqjeje.
Italianët kaluan grupin me tri fitore, në tri ndeshje të luajtura në Romë ndërsa në 1/16 mundën Austrinë në Uembli në kohën shtesë 2-1.
Me fitoren e arritur ndaj Belgjikës në Gjermani, ata po bëjnë gati tre vite pa pësuar asnjë humbje.
Italia shihet si favorite për të kaluar në finalen e madhe pasi Spanja deri tani nuk ka lënë aspak mbresa në rrugëtimin e saj në Euro 2020.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta




