Italia dhe Argjentina përballen në superfinalen më 1 qershor
Stadiumi madhështor ‘Wembely’ do të presë superfinalen mes Argjentinës dhe Italisë mbrëmjen e 1 qershorit. Kampionët në fuqi të Europës do të përballen në finalen e madhe me kampionët e Amerikës së Jugut. Italia vjen në këtë finale me ndryshime të mëdha, pas dështimit për tu kualifikuar në Botërorin e Katarit.
Trajneri Italian ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë. Risitë e listës janë ylli i Milanit, Sandro Tonali, ndërsa bien në sy edhe dy lojtarët e Sasuolos, Fratessi dhe Scamaça.
Ndërsa kampionët e kupës së Amerikës, vijnë në këtë sfidë me të njëjtën futbollistë me të cilët triumfuan në muajin Korrik kundër Brazilit në finale. Ylli i argjentinës, Lionel Messi tha për mediat se Italia është më e preferuara. Ai shprehu gjithashtu keqardhjen që Italia ose ndryshe axurrët nuk do të jenë pjesë e Botërorit të ardhshëm.
Kjo do të jetë hera e tretë në histori që një Kombëtare kampione nga Europa do të takohet me Kombëtaren kampione nga Amerika e Jugut.
Në vitin 1985, Franca ka mposhtur Uruguain 2-0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mposhti Danimarkën me penallti në Buenos Aires.
Pritet që kjo ndeshje të dhurojë emocione dhe spektakël, duke pasur parasysh nivelin e lojtarëve që do të zbresin në fushë.
Kjo përballje zhvillohet nga FIFA, për të shpallur fituesin ndërkontinental.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë