Italia dhe Uellsi kualifikohen në 1/16, Zvicra e Shaqirit ende shpreson

20 Qershor 2021 | 20:26

Italia dhe Uellsi janë bërë dy ekipet e para të Euro 2020 që sigurojnë kalimin në fazën 1/16.

Ndonëse uellsianët u mundën nga italianët 1-0 dhe nga ana tjetër Zvicra fitoi përballë Turqisë 3-1, arritën të kualifikoheshin vetëm falë golavarazhit.

Italia siguroi 9 pikë të plota në grup, kurse Uellsi dhe Zvicra me nga 4 pikë secili, ndërsa Turqia që rezultoi një nga ekipet më zhgënjyese, me 0 pikë.

Për Italinë shënoi Pessina në minutën e 39’ duke qenë goli vendimtar i takimit ndërsa Uellsi prej minutës së 55’ luajti me një lojtar më pak pasi Ampadu u ndëshkua me të kuq.

20-vjeçari që luan për Chelsea, u bë kështu lojtari më i ri në historinë e kampionateve evropianë që merr direkt karton të kuq.

Në ndeshjen e fituar nga Zvicra 3-1 përballë Turqisë shkëlqeu Xherdan Shaqiri duke shënuar dy herë. Goli tjetër u realizua nga Seferoviç.

Me dy golat e realizuar nga një në secilën pjesë, Shaqiri është bërë një nga shënuesit më të mirë të Zvicrës në kompeteticionet ndërkombëtare pasi ka gjetur rrugën e golit 7 herë në katër botërorë dhe tre evropianë.

Tashmë e vetmja shpresë për Zvicrën është që të siguroi një kualifikim në fazën e eliminimeve direkt si një katër më të mirat e vendeve të treta në gjashtë grupe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021