Italia i bën homazhe ish-presidentit italian, Giorgio Napolitano
Udhëheqësit e lartë të Italisë bënë nderimet e tyre të dielën, teksa arkivoli i ish-presidentit Giorgio Napolitano u vendos në Palazzo Madama.
Napolitano, ish-komunisti i parë që u ngrit në presidencën e Italisë dhe personi i parë që u zgjodh dy herë në postin kryesisht ceremonial, vdiq të premten në moshën 98-vjeçare.
Arkivoli i tij u mbajt nga Corrazzieri.
Giorgia Meloni, liderja e partisë së ekstremit të djathtë Fratelli d’Italia dhe kryeministrja aktuale e Italisë i ofroi “ngushëllimet më të thella” të zyrës së saj familjes së ish-presidentit.Presidenti aktual i Republikës, Sergio Mattarella, kujtoi angazhimin europian të ish-deputetit të Parlamentit të Strasburgut, i cili bëri “beteja të rëndësishme për zhvillimin shoqëror, paqen dhe përparimin në Itali dhe Evropë”.
Varrimi i Napolitanos do të bëhet të martën në një ceremoni jofetare në Palazzo Montecitorio, selia e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta