Gazetari: 17 orë në terren, dëshmuam dyluftim të ashpër me grupin terrorist serb
Gazetari Haris Ademi ishte këtë të hënë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Good Morning Albanians” ku ka folur për sulmin në Kosovë.
Ai tha se si gazetar ka qenë për 17 orë në terren dhe edhe pse ishin të vendosur 2.5 kilometra larg vendit ku po ndodhte përplasja e armatosur, të shtënat e armëve dëgjoheshin shpesh.
“Dje isha rreth 17 orë në terren, që nga orët e para kur morëm informacione që kishte një viktimë në veri nga ana e policisë. Kemi dëgjuar në vazhdimësi të shtëna armësh. Ne ishim rreth 2.5 kilometra larg vendit ku po zhvillohej përplasja e armatosur mes policisë dhe grupit terrorist.
Kemi arritur të dëgjojmë krisjet e armëve të ndryshme dhe kemi kuptuar që atje po ndodh një lloj dyluftimi i ashpër. Përmes burimeve tona të besueshme kemi marrë informacione, por raportimi ka qenë tepër i vështirë”,-tha Haris Ademi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:15 Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore