LIVE- Tensione para Parlamentit, shoqërohen 5 persona, policia përdor spraj djegës

2 Korrik 2026 | 09:23

Sot në orën 10:00 është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Qytetarët janë mblidhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës plenare njëkohësisht.

Mësohet se janë shënuar edhe ditën e sotme incidente duke qëlluar më vezë. Ndërkohë, janë shoqëruar 5 persona.

Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.

Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Punonjësit e policisë arrestuan disa persona për shkak të këtyre incidenteve. Gjithashtu protestuesit hodhën akuza dhe bënë thirrje kundër deputetëve. Ata hodhën edhe vezë në drejtim të mjeteve të tyre.

10 Updates
10:51

Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit

Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, e shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me forcat e policisë.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës.

Sipas PD-së, vendimi është marrë pasi mazhoranca socialiste ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara nga grupi demokrat rreth një muaj më parë.

Në rendin e ditës së seancës ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, si dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

🔗 Shpërndaje
10:32

Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish pasi protestuesit kanë tentuar të rrëzojë gardhin metalik para parlamentit.

Menjëherë në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur efektivë të FNSH dhe autoboti me ujë, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.

Pak më parë, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana e policisë.

Policia i kanë dhënë mundësinë që ata të marrin ndihmën e parë mjekësore. Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

🔗 Shpërndaje
10:28

Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie

Nga përplasja fizike që ka ndodhur në Parlament, dy punonjës policie kanë pësuar lëndime. Ata kanë marrë ndihmën e shpejtë pranë autoambulancës. Të lënduar nga kjo përplasje kanë mbetur edhe disa protestues, ku ndaj tyre u përdor spray djegës.

Ndërkohë, dy automjete që janë ujëhedhëse po qëndrojnë në gatishmëri në hyrje të Parlamentit, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.

Sakaq, pas raportimit të plagosjes së efektivëve, ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka dalë nga Kryesia e Kuvendit për të parë gjendjen e policëve të plagosur, por pas raportimeve që këta të fundit kanë shkuar për të marrë ndihmën e shpejtë është rikthyer sërish në Kuvend.

🔗 Shpërndaje
10:22

Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore

Gjatë tensioneve të sotme para Parlamentit, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana e policisë.

Policia i kanë dhënë mundësinë që ata të marrin ndihmën e parë mjekësore. Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

🔗 Shpërndaje
10:17

Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat teksa hynte në Kuvend, u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes.

Spiropali tha se seanca plenare duhet të shërbejë për diskutime dhe gjetjen e zgjidhjeve për shqetësimet e qytetarëve.

“Ne kemi punën tonë në seancë dhe aty duhet të dëgjojmë, të reflektojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë dhe nuk zgjidhen aty për aty”, u shpreh ajo.

Deputetja socialiste theksoi se është e rëndësishme që Kuvendi të përdoret si një hapësirë për të komunikuar me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë reflektim mbi veprimet e saj, në vend që ta përqendrojë vëmendjen te kundërshtarët politikë.

🔗 Shpërndaje
10:10

PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëhet me dije se PD nuk merr pjesë në seancë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike”, shkruan PD.

🔗 Shpërndaje
10:08

Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit

Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë rrethimit të Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të zmbrapsur turmën që po tentonte të çante kordonin sigurisë, policia ka përdorur spray djegës.

Përplasja fillestare la pas disa protestues të lënduar dhe me probleme në shikim për shkak të lëndës djegëse. Pas disa minutash tensioni ekstrem, situata ka njohur një qetësim të momentit.

Ajo që ka rënë në sy në mes të kaosit kanë qenë pamjet e një efektivi policie, i cili ka dal nga rreshti i uniformave blu për t’i ardhur në ndihmë një qytetari të moshuar i prekur rëndë nga sprajti. Në video shihet polici që ndihmon protestuesin duke i hedhur ujë për të larë sytë dhe për të zbutur djegien e fortë.

🔗 Shpërndaje
10:04

Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë

Sot, në orën 10:00, është zhvilluar protesta e radhës nga qytetarët kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet njëkohësisht edhe seanca e radhës plenare.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se, duke marrë parasysh njoftimin e bërë një ditë më parë, grupet parlamentare janë udhëzuar që deputetët të mbërrijnë më herët në Parlament, për të shmangur incidente të mundshme.

Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur që në orët e para Parlamentit. I pari që ka mbërritur ka qenë Niko Peleshi, automjeti i të cilit është goditur me vezë dhe miell nga protestuesit.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancën plenare, pasi në orën 11:00 ka të planifikuar një aktivitet që lidhet me startup-et.

🔗 Shpërndaje
09:56

Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia i shpëndan me spraj djegës

Ka pasur përplasje para Parlamentit, protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik. Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protesuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.

🔗 Shpërndaje
09:48

Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur protesta qytetare, duke ndjekur të njëjtin skenar si dita e martë.
Për të garantuar hyrjen e sigurt të deputetëve në sallë dhe për të shmangur çdo konfrontim fizik me pjesëmarrësit në tubim, forcat e policisë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar dhe blinduar plotësisht institucionin me një gardh metalik.
Pavarësisht kordonit të sigurisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, situata ka shfaqur tensionet e para. Raportohet se policia ka kryer edhe shoqërimet e para të personave në komisariat.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Erjon Llapushin, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen...
10:49 | 02/07/2026

Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish pasi protestuesit kanë tentuar të rrëzojë gardhin metalik para parlamentit. Menjëherë në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur...
10:27 | 02/07/2026

Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore

Gjatë tensioneve të sotme para Parlamentit, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana...
10:20 | 02/07/2026