Përplasje të ashpra para Parlamentit, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës. Disa të shoqëruar

2 Korrik 2026 | 09:23

Tensione dhe përplasje janë shënuar mëngjesin e së enjtes para Parlamentit, teksa protestuesit janë mbledhur aty rreth orës 09:20, para se të niste seanca plenare.

Një pjesë e ligjvënësve socialistë ishin futur në sallë më herët, ndërsa të tjerët që mbërritën më vonë u sulmua me vezë dhe miell nga një grup protestuesish. Policia ndërhyri duke shoqëruar 8 prej tyre.

Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.

Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

28 Updates
14:05

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania (I4A).

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal gjerësisht te marrëdhënia me rrjetet sociale dhe ndikimi që ato kanë në përditshmërinë e gjithsecilit.

Rama u bëri thirrje të pranishmëve që të injorojnë totalisht komentet nën postimet e tyre, duke theksuar se algoritmet e sotme kanë kaluar në një fazë “histerie” dhe se mesazhet në rrejtet sociale janë shumë përfaqësuese.

 “Mos zbrisni te komentet, ato janë shumë përfaqësuese për atë që bën, çfarë bën dhe kush je. Algoritmi ka kaluar në një fazë histerie në çdo kohë. Dikur u përgjigjesha komentuesve intensivisht, por e kuptova që ishte e gabuar. Në vend që të merrja mbrapsht respektin, vetëm rrisja angazhimin e sasisë së baltës që më kthehej mbrapsht.

Nuk zbres më nën postime për të parë se çfarë thuhet. Po bëtë këtë, do të kuptoni që bota është ajo që ju shihni dhe ju jetoni, dhe ju jeni ata që ju doni të jeni. Nëse nuk e bëni këtë, impakti ideologjik i bullizimit ka raste që bëhet shumë problem. Kështu që injorojeni totalisht”, u shpreh ai.

🔗 Shpërndaje
14:03

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë

Situara para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4.

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur para ambienteve të komisariateve duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania shihen një grup protestuesish të cilët nuk lejojnë një makinë policie të kalojë më tej.

🔗 Shpërndaje
14:02

9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona

Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe kaos në zonën përreth. Nga ana tjetër 9 efektivë policie kanë pësuar dëmtime nga protestuesit dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Qytetarët kanë zhvilluar një protestë të dhunshme nga ku kanë shkatërruar automjete të policisë. Për shkak të përplasjeve fizike u lënduan disa protestues. Punonjësit e policisë kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës që të bëhet e mundur shpërndarja e protestuesve, si dhe është mundësuar dalja e deputetëve pas mbylljes së seancës plenare.

Protestuesit pas lëndimit kanë marrë ndihmën e shpejtë me ardhjen e një autoambulance pranë Parlamentit.

🔗 Shpërndaje
13:32

Protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe vandalizmi.

Gjatë përplasjes, disa protestues kanë sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat. Fillimisht ata kanë hedhur gurë në drejtim të mjetit, ndërsa më pas kanë marrë gardhe metalike dhe i kanë përplasur disa herë mbi automjet, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas incidentit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, duke ndjekur personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe duke shoqëruar disa prej tyre.

Protesta para Kuvendit ka vijuar gjatë gjithë paradites, ndërsa në disa momente është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

🔗 Shpërndaje
13:31

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Të tjerë protestues kanë tentuar të kalojnë gardhin metalik rreth Parlamentit. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e dy prej tyre për ti shoqëruar në komisariat.

Me përfundimin e seancës plenare ka pasur një numër qytetarësh të cilët janë shoqëruar nga punonjësit e policisë. Nga ana tjetër u është dhënë edhe ndihma e shpejtë pas hedhjes së gazit lotsjellës.

🔗 Shpërndaje
13:30

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie

Është përshkallëzuar në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve protesta e nisur para Parlamentit.

Disa dhjetëra protestues janë zhvendosur drejt zonën së Pedonales të ndjekur nga policia me qëllim largimin e tyre nga zona rreth parlamentit.

Protestuesit kanë reaguar duke qëlluar me vezë dhe mjete të tjera të forta si gurë e mjete të tjera drejt policisë, disa prej të cilëve mendohet se kanë marrë lëndime.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se disa makina policie janë sulmuar dhe shkatërruar nga përplasja e fortë.

🔗 Shpërndaje
13:30

Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër

Është përshkallëzuar drejt dhunës protesta që po zhvillohet ditën e sotme pranë Parlamentit. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes protestuesvev dhe forcave të rendit në zonën e Pedonales, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar një tjetër person.

Ky moment ka tensionuar dhe më tej situatën, pasi një pjesë e protestuesve u janë kundërvënë menjëherë forcave të policisë në tentativë për ta shkëputur qytetarin nga duart e efektivëve. Për të menaxhuar situatën dhe për të zmbrapsur turmën, efektivët e policisë janë përgjigjur sërish duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës, çka ka krijuar kaos dhe vështirësi në frymëmarrje te personat që ndodheshin në atë zonë.

🔗 Shpërndaje
12:58

Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit

Pas qëndresës së protestuesve të ulur në tokë përpara Parlamentit, situata është agravuar sërish. Policia ka hedhur sërish spraj drejt protestuesve dhe po përdoren botet me ujë për shpërndarjen e tyre.

Ndërsa protestuesit janë acaruar, ata janë përgjigjur duke goditur forcat e policisë me shishe uji, gurë dhe sende të tjera. Ndërkohë, nga ky agravim ka nisur edhe shpërndarja e tyre.

Ka pasur edhe disa momente kur protestuesit kanë shkulur pllaka për t’i gjuajtur forcat e policisë. Situata ka degraduar dhe është kthyer në një protestë të dhunshme.

🔗 Shpërndaje
12:56

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë policin (VIDEO)

Protestuesit para Parlamentit kanë vijuar përplasjet e shumta fizike me punonjësit e policisë, ku për pasojë tre efektivë mbetën të dëmtuar rëndë për shkak të godistjes me sende të forta. Një prej tyre u qëllua me gur teksa po ruante rendin bashkë me efektivët e tjerë.

Mësohet se punonjësit e policisë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë 8 persona janë shoqëruar në komisariat.

Policia ka hedhur për disa herë radhazi spraj lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve

🔗 Shpërndaje
12:49

Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e së enjtes para Kuvendit.

Pas vizitës, Lamallari dënoi ashpër aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë, duke i cilësuar ato si sulme vandale dhe sjellje kriminale.

“Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se sulmi ndaj efektivëve përbën një sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues, duke paralajmëruar se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në Parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit”, deklaroi ai.

🔗 Shpërndaje
12:33

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga Parlamenti ku u përballur me sulm nga protestuesit.

Makina e kreut të Kuvendit Niko Peleshit u sulmua menjëherë me vezë dhe shishe ndaj u detyrua të kthehet prapa brenda rrethimit të Parlamentit.

🔗 Shpërndaje
12:33

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para Parlamentit, nga ku protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe.

Balla thekson se dhuna ndaj punonjësve të policisë nuk mund të tolerohet dhe çdo akt i tillë do të ndëshkohet.

“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar.

Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.

Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla.

🔗 Shpërndaje
12:00

Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara paraditen e së enjtes gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Përmes një postimi në X, kreu i qeverisë shprehet se protesta, e cila sipas tij fillimisht u paraqit si një shprehje e qytetarisë dhe atdhedashurisë, është shndërruar në një skenë konfliktesh dhe dhune.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkroi Rama në X.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi jashtë ambienteve të Kuvendit u shënuan tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, disa deputetë u qëlluan me vezë dhe miell, ndërsa disa persona u shoqëruan nga efektivët e Policisë së Shtetit.

🔗 Shpërndaje
11:59

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma e njerëzve.

Një pjesë tjetër e protuesve vijon të qëndrojnë tek hyrja e Parlamentit në krahun e Pedonales dhe tek hyrja kryesore. Policia ka formuar kordonin në hyrje të Pedonales dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe FNSH të cilët janë pozicionuar, në gatishmëri.

Forcat e policisë janë shtuar për përforcime. Protestuesit kanë thyer dhe kordonin për të shkuar pranë zonës së Galerisë së Arteve.

🔗 Shpërndaje
11:58

Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga

Protestuesit po marshojnë në pjesën tjetër të pedonales aty ku deputetët shkojnë përpara se të hyjjnë në seancën pleanare.

Ka pasur një sinjalizim të protestueve se deputetët janë duke kaluar nga ai krah ku po marshojnë.

Disa prej tyre ende po përplasen fizikisht me policinë, ndërkohë po bëhet thirrje që të shmanget kjo përplasje për shkak se ovjektivi tyre jane deputetët.

Rruga pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma e njerëzve.

🔗 Shpërndaje
11:30

“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit

Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Pedonales ku është hyrja tjetër e Parlamentit kur u raportua se një pjesë e deputetëve do të dilnin më herët nga seanca.

Një pjesë e vezëve ka kapur efektivë të policisë por një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje që të mos qëllohet në drejtim të policisë.

🔗 Shpërndaje
11:12

Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve

Një pjesë e protestuesve të mbledhur para Parlamenti janë zhvendosur drejt komisariatit nr. 4 dhe komisariati nr. 1 ku i shoqëruan disa nga protestuesit.

Protestuesit anti-qeverisë u mblodhën sërish sot rreth orës 09:00 para Parlamentit atje ku po zhvillohet seanca e radhës.

Përplasje të dhunshme mes tyre dhe policisë janë regjistruar disa herë gjatë protestës. Policia ka përdorur spraj djegës, ndërsa janë shoqëruar 5 protestues.

🔗 Shpërndaje
11:05

Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve

Po vijon protesta jashtë Parlamentit, e cila është shoqëruar me disa përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Ndërkohë, disa minuta më parë i është bashkuar protestës edhe kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, por një pjesë e protestuesve e kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në protestë. Pavarësisht kësaj, Lapaj ka vijuar qëndrimin e tij në protestë.

Ndërkohë, ka pasur edhe kaos mes protestuesve për mënyrën sesi duhet të vijojë dhe të vazhdojë protesta, teksa ata janë kthyer drejt hyrjes kryesore të Parlamentit për të vijuar qëndrimin e tyre aty.

🔗 Shpërndaje
10:51

Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit

Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, e shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me forcat e policisë.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës.

Sipas PD-së, vendimi është marrë pasi mazhoranca socialiste ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara nga grupi demokrat rreth një muaj më parë.

Në rendin e ditës së seancës ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, si dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, e kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

🔗 Shpërndaje
10:32

Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish pasi protestuesit kanë tentuar të rrëzojë gardhin metalik para parlamentit.

Menjëherë në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur efektivë të FNSH dhe autoboti me ujë, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.

Pak më parë, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana e policisë.

Policia i kanë dhënë mundësinë që ata të marrin ndihmën e parë mjekësore. Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

🔗 Shpërndaje
10:28

Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 3 punonjës policie

Nga përplasja fizike që ka ndodhur në Parlament, 3 punonjës policie kanë pësuar lëndime, dy prej tyre të dëmtuar rëndë në kokë pasi janë qëlluar me sende të forta dhe gurë. Ata kanë marrë ndihmën e shpejtë në spital. Të lënduar nga kjo përplasje kanë mbetur edhe disa protestues, ku ndaj tyre u përdor spray djegës.

Ndërkohë, dy automjete që janë ujëhedhëse po qëndrojnë në gatishmëri në hyrje të Parlamentit, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.

Sakaq, pas raportimit të plagosjes së efektivëve, ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka dalë nga Kryesia e Kuvendit për të parë gjendjen e policëve të plagosur, por pas raportimeve që këta të fundit kanë shkuar për të marrë ndihmën e shpejtë është rikthyer sërish në Kuvend.

🔗 Shpërndaje
10:22

Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore

Gjatë tensioneve të sotme para Parlamentit, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana e policisë.

Policia i kanë dhënë mundësinë që ata të marrin ndihmën e parë mjekësore. Për protestuesit e lënduar është krijuar një kordon posaçërisht që të afrohen pranë një autoambulance, e cila ka mbërritur tek hyrja e parlamentit. Ata kanë marrë ndihmën e parë qytetarëve të cilët kanë shfaqur problem të djegies së syve dhe frymëmarrjes.

🔗 Shpërndaje
10:17

Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat teksa hynte në Kuvend, u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë te protestuesit, por te reflektimi dhe adresimi i problemeve brenda vetes.

Spiropali tha se seanca plenare duhet të shërbejë për diskutime dhe gjetjen e zgjidhjeve për shqetësimet e qytetarëve.

“Ne kemi punën tonë në seancë dhe aty duhet të dëgjojmë, të reflektojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë dhe nuk zgjidhen aty për aty”, u shpreh ajo.

Deputetja socialiste theksoi se është e rëndësishme që Kuvendi të përdoret si një hapësirë për të komunikuar me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete.

Sipas Spiropalit, çdo forcë politike duhet të bëjë reflektim mbi veprimet e saj, në vend që ta përqendrojë vëmendjen te kundërshtarët politikë.

🔗 Shpërndaje
10:10

PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat bëhet me dije se PD nuk merr pjesë në seancë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike”, shkruan PD.

🔗 Shpërndaje
10:08

Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit

Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë rrethimit të Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të zmbrapsur turmën që po tentonte të çante kordonin sigurisë, policia ka përdorur spray djegës.

Përplasja fillestare la pas disa protestues të lënduar dhe me probleme në shikim për shkak të lëndës djegëse. Pas disa minutash tensioni ekstrem, situata ka njohur një qetësim të momentit.

Ajo që ka rënë në sy në mes të kaosit kanë qenë pamjet e një efektivi policie, i cili ka dal nga rreshti i uniformave blu për t’i ardhur në ndihmë një qytetari të moshuar i prekur rëndë nga sprajti. Në video shihet polici që ndihmon protestuesin duke i hedhur ujë për të larë sytë dhe për të zbutur djegien e fortë.

🔗 Shpërndaje
10:04

Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë

Sot, në orën 10:00, është zhvilluar protesta e radhës nga qytetarët kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet njëkohësisht edhe seanca e radhës plenare.

Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se, duke marrë parasysh njoftimin e bërë një ditë më parë, grupet parlamentare janë udhëzuar që deputetët të mbërrijnë më herët në Parlament, për të shmangur incidente të mundshme.

Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur që në orët e para Parlamentit. I pari që ka mbërritur ka qenë Niko Peleshi, automjeti i të cilit është goditur me vezë dhe miell nga protestuesit.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancën plenare, pasi në orën 11:00 ka të planifikuar një aktivitet që lidhet me startup-et.

🔗 Shpërndaje
09:56

Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia i shpëndan me spraj djegës

Ka pasur përplasje para Parlamentit, protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik. Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protesuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.

🔗 Shpërndaje
09:48

Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur protesta qytetare, duke ndjekur të njëjtin skenar si dita e martë.
Për të garantuar hyrjen e sigurt të deputetëve në sallë dhe për të shmangur çdo konfrontim fizik me pjesëmarrësit në tubim, forcat e policisë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar dhe blinduar plotësisht institucionin me një gardh metalik.
Pavarësisht kordonit të sigurisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, situata ka shfaqur tensionet e para. Raportohet se policia ka kryer edhe shoqërimet e para të personave në komisariat.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026