Italia kërcënon Ryanair me pezullim për mosrespektimin e masave anti-COVID
Autoriteti i aviacionit civil të Italisë, ENAC, ka kërcënuar kompaninë ajrore Ryanair se do të pezullojë licencën e tyre për fluturimet me Italinë për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e COVID-19.
ENAC tha nëpërmjet një deklarate se “Ryanair në mënyrë sistematike nuk ka ndjekur” rregullat kombëtare për uljen e transmetimit të COVID-19 gjatë fluturimeve drejt aeroporteve italiane.
“Jo vetëm që nuk respektohet distanca e detyrueshme midis udhëtarëve, por nuk janë përmbushur as kushtet që ta lejojnë këtë”, thuhej më tej në deklaratë.
Autoriteti i aviacionit paralajmëroi se nëse kompania irlandeze do vazhdojë të mos respektojë rregullat, atëherë do i kërkojë që të përdorë vetëm gjysmën e kapacitetit në bordin e tyre ose “të pezullojë të gjitha aktivitetet e tyre ajrore në aeroportet italiane, duke i kërkuar kompanisë që të gjejë fluturime alternative për pasagjerët që kanë prerë biletë me ta”.
Euronews i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ryanair në lidhje me ngjarjen.
Për të udhëtuar me kapacitet të plotë drejt Italisë, kompanitë duhet të sigurohen që të respektohet masat e distancimit social, si para ashtu edhe pas nisjes së fluturimit. Si stafi ashtu edhe pasagjerët janë të detyruar që të mbajnë maskën përgjatë fluturimit dhe t’i zëvendësojnë ato çdo katër orë.
Ryanair operon në mbi 25 destinacione italiane.
Italia ishte vendi i parë në Europë që mori një goditje të fortë nga pandemia.
Mbi 35 mijë persona humbën jetën si pasojë e COVID-19 në vend, ndërkohë që u raportua për më shumë se 248 mijë të infektuar.
Lexoni gjithashtu:
Lista e kompanive europiane që do të shkurtojnë vendet e punës për shkak të COVID-19
Kompanitë ajrore europiane rrezikojnë paditjen për rimbursimet e papaguara
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet