Italia ndërpret ndihmën sociale, gazetarja: Kishte abuzime! Merrnin 900 €, s’punonin

5 Gusht 2023 | 15:27

Qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka vendosur t’i japë fund përfitimeve për mijëra familje dhe individëve të cilët konsiderohen ‘të përshtatshëm për punë’ në Itali.

Në një interviste të dhënë për Euronews Albania nga Roma, gazetarja Alba Kepi zbuloi më shumë detaje mbi vendimin e kryeminsitres italiane.

Sipas saj ky vendim ka ndihmuar edhe sipërmarrësit për paisjen me fuqi punëtore pasi ka rritur kërkesat për punësime sezonale.

“Duke i garantuar një personi 700 deri në 900 euro pagë sociale në muaj askush nuk shkonte të punonte, edhe kur shkonin të kërkonin punë, thonin më punëso në të zezë pasi nëse më punëson me kontratë të rregullt më ikën ndihma sociale, kjo kishte bërë të vështirë të gjeje krah pune për punësimet sezonale”, tha Kepi.

Gazetarja tha se përveç personave të rregullt që e përfitonin konform ligjit ndihmën sociale, rreth 35 mijë qytetarë ishin shtuar në mënyrë fictive në lista.

“Është zbuluar se janë rreth 35 mijë qytetarë italianë të cilët kanë përfituar nga kjo pagë dinjiteti në mënyrë të parregullt duke i kushtuar shtetit Italian rreth gjysëm miliardi euro”, tha ajo.

Kriteret e reja të vendosura për përfitimin e pagës kanë rritur akoma edhe më shumë numrin e familjeve që nuk përfitojnë më nga paketa e ndihmës.

“Përveç këtyre 160 mijë familje, sot ka ardhur mesazhi se janë shtuar edhe për rreth 80 mijë familje italiane, të cilët nuk përfitojnë nga paga e dinjitetit që kanë përfituar deri më sot, pra sipas kritereve të vendosura nga qeveria Meloni”,  tha Kepi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026