Italia në zgjedhje, qytetarët hedhin votën në kuti
Italia po voton për të zgjedhur qeverinë e re. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit të së dielës dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 23.
Janë rreth 51 milionë qytetarët italianë me të drejtë vote, 4.7 milionë prej të cilëve kanë votuar tashmë nga jashtë shtetit.
Gjithashtu, 51 për qind e votuesve janë gra, ndërsa 2.6 milionë janë të rritur që do të votojnë për herë të parë për Senatin.
Në garë javë grupimi i djathtë, i përbërë nga partitë Liga e Veriut, Forza Italia dhe Vëllezërit e Italisë dhe i udhëhequr nga Giorgia Meloni, që pretendon të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.
Nga ana tjetër është Lëvizja 5 Yjet, e drejtuar tashmë nga Giuseppe Conte, i cili synon të rimarrë postin e kryeministrit, të cilin e mbajti për tre vjet.
Në një pozitë të ngjashme ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike të majtë, Enrico Letta, që drejtoi vendin në periudhën 2013-2014.
LEXONI GJITHASHTU
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA