Italia nuk heq dorë nga kampet në Shqipëri, ministri i Brendshëm zbulon planin

6 Dhjetor 2024 | 14:57

Qeveria italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Kasacionit, sa i takon çështjes së transferimit të emigrantëve në qendrat shqiptare në Gjadër.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedozi, i cili ka sqaruar se qendrat e ngritura do të përdoren në vartësi të nevojave.

“Trajtimi i çështjes në Gjykatën e Kasacionit ka nisur. Të presim dhe do të shohim. Aktualisht jemi në një periudhë ku nuk ka një nevojë urgjente për të aktivizuar qendrat”, ka thënë ministri.

Piantedozi ka theksuar se, në muajt e fundit zbarkimet e emigrantëve kanë rënë ndjeshëm dhe në bazë të evolucionit të fenomenit do të merret një vendim.

Shefi i punëve të brendshme të vendit fqinj ka komentuar edhe lajmet e pakonfirmuara që kanë qarkulluar në media, se një nga dhomat e kampit të Gjadrit ishte kthyer në strehë për qentë.

“Kjo është vetëm një barsoletë e lezetshme”, ka thënë ai.

Ndërsa qeveria italiane e ka çuar çështjen në Gjykatën e Kasacionit, prokurorët e Romës e kanë dërguar atë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila pritet të vendosë vitin e ardhshëm nëse mbajtja e refugjatëve në Shqipëri është e ligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026