Italia, skandal me bastet/ Dy lojtarë braktisin kombëtaren, merren në pyetje
Kombëtarja italiane e futbollit është tronditur nga kontrollet policore të cilat kanë vijuar në qendrën stërvitore, ndërsa dy prej futbollistëve kanë braktisur grumbullimin. Konkretisht bëhet fjalë për Sandro Tonalin dhe Nikolo Zaniolon, të cilët janë larguar nga skuadra dhe po merren në pyetje nga hetuesit, teksa dyshohet se janë të përfshirë në bastvënie. Dyshja në fjalë, së bashku me një tjetër lojtar, Nikolo Faxholi kanë vendosur baste nëpërmjet celularit.
Emrat e Tonalit e Zaniolos janë zbuluar pikërisht pas kontrolleve në telefonin e futbollistit të Juventusit, i cili madje ka pranuar se ka luajtur lojëra fati.
Denoncimi për skandalin në fjalë ka ardhur nga fotografi Fabricio Korona, ndërsa policia është vënë menjëherë në lëvizje. Dy futbollistët, sipas raportimeve në mediat italiane janë larguar në lot nga qendra stërvitore në Koverciano, teksa kanë pohuar se nuk kanë lidhje me bastet sportive, por vetëm me poker e blackjack.
Skandali pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi dyshohet se i përfshirë është dhe një tjetër futbollist, i Romës. Në rast se të gjitha këto provohen, ashtu siç ndodhi me Ivan Toney në Angli, lojtarët në fjalë rrezikojnë nga disa muaj pezullim deri në disa vite qëndrim larg aktivitetit sportiv.
LEXONI GJITHASHTU:
- Djali iu vra në Izrael, nëna: 10 të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë
- Ultimatumi i Izraelit për Veriun e Gazas, reagon ashpër Turqia: Tërhiqeni menjëherë
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë