Djali iu vra në Izrael, nëna: 10 të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë

13 Tetor 2023 | 16:25

Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar sot në të gjithë Libanin nga Hezbollahu – forca ushtarake më e fuqishme e vendit, pasi Hamasi bëri thirrje për solidaritet në të gjithë botën arabe.

Në kampin e refugjatëve palestinezë të Burj al-Shemali, në Libanin jugor, njerëzit po përgatiten për një tjetër manifestim këtë të premte. Kampi drejtohet nga fraksione të ndryshme palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik.

Korrespondentët e BBC takuan nënën e një prej militantëve të Hamasit, i cili kaloi në Izrael të hënën dhe u vra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Azab Mousa, 45 vjeçe, tha se ishte “krenare” për djalin e saj, Hamzën 22-vjeçar dhe se ajo e kishte “inkurajuar” të vazhdonte me sulmin.

“Ai më kërkoi çfarë të bënte… Unë qëndrova pranë tij dhe u sigurova që ai të mos dorëzohej,” tha ajo.

“Nëse do të kisha 10 djem, do t’i dërgoja të gjithë të bënin të njëjtën gjë, sepse ne duhet të rimarrim tokën tonë”, tha ajo.

Familja mbërriti në Liban nga Siria në vitin 2011, pas fillimit të luftës civile atje dhe nuk kanë qenë kurrë në Palestinë.

Vëllai i Hamzës, 20-vjeçari Mohammed, tha se ai nuk ishte i lidhur me ndonjë grup, por se ishte i gatshëm të bënte diçka të ngjashme me atë që kishte bërë vëllai i tij.

“Çdo njeri këtu është krenar për të”, tha ai.

Dhuna përgjatë kufirit Liban-Izrael, deri më tani, ka qenë e kufizuar. Por frika është se, nëse do të kishte një përshkallëzim në luftime, Libani mund të përfshihej në konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026