Italianët menaxherë në Vlorë, ekspertët e turizmit do të sjellin përvojën e tyre

5 Korrik 2023 | 15:40

Italianët tashmë po i drejtohen Vlorës jo vetëm për pushime, por edhe për të investuar nw sektorin e hotelerisë.

‘Italian international tourism’ zotëron 10 njësi hoteliere në Itali me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë fushë. Por potenciali i madh që ka Vlora dhe lidhja e ngushtë e njërit prej administratorëve me Shqipërinë, ka bërë që sot të menaxhojnë edhe dy hotele në Vlorë.

Kjo sipërmarrje, falë edhe origjinës së vjetër të babait të Nikolës.

“Duam të japim një kontribut të mëtejshëm të pikave tona të forta në sektorin hotelier në të cilin ndodhemi prej 30 vitesh. I pari është shpirti i mikpritjes, familjariteti, që duhet ti japim klientit. E dyta, një cilësi e mirë ushqimi dhe pije, dhe e treta, profesionaliteti i stafeve tona, nga kuzhina, kamerieret dhe pastrimi. Një profesionalitet që jep emocion, ne në fakt shesim emocione. Vendi është spektakolar, ajo që ne duam është të emocionojmë klientin që ai të jetë i kënaqur. Është pak edhe ajo thirrja e gjakut, babai im është shqiptar me origjinë, kthehemi gjithmonë në origjinë”, thotw Nicola Lulgjuraj.

Për Lulgjuraj është bërë një punë e shkëlqyer sa u përket investimeve, ndërsa aeroporti në Vlorë do të sjellë një fluks të lartë turistësh, por kjo kërkon edhe përmirësimin e shërbimeve ndaj turistëve, pasi gjithçka duhet të rrotullohet rreth tij.

“Shumë shpejt Shqipëria do të ketë një turizëm të qëndrueshëm, personalisht jam i predispozuar të promovoj Shqipërinë në gjithë Europën. Kemi kontakte me disa nga operatorët më të mëdhenj në Europë që do të na ndihmojnë në shtimin e numrit të turistëve dhe sipas meje në harkun e tre katër viteve do të ketë një përmirësim të madh në sektorin e hotelerisë”, shprehet ai.

Për menaxherin Gëzim Dervishi puna me të huajt si drejtues ka përfitime për të dyja palët, ndërsa stafet mbeten sërish problem.

“Stafi, ne e kemi kompletuar, por kemi mangësi te pjesa profesionale, na duhen njerëz profesionistë në sektorë të veçantë, sidomos në kuzhinë, në shërbim, shefa salle, që të jenë të përgatitur për hotelerinë. Jemi munduar t’i plotësojmë, deri diku kemi arritur por kemi mundësi të përmirësohemi akoma. Do na duhet kohë të kuptojmë kulturën e turizmit, pasi Vlora 10 vjet ka që po bën turizëm të mirëfilltë”, thotw Gëzim Dervishi, menaxher.

Tashmë Vlora nis pikun e sezonit veror ku prenotimet flasin për 80 për qind prenotime të kapaciteteve akomoduese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026