“Iu çorr maska funksionarëve shtetëror”, Llangozi: Alma Kaçi ka raste të tjera…
Avokati Arben Llangozi tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se e gjithë ngjarja që pasoi video-skandalin e Safet Gjicit, tregon se si po funksionojnë institucionet në Shqipëri.
Ai tha se Alma Kaçi ka edhe video të tjera me zyrtarë të tjerë që abuzojnë në forma të tilla me detyrën, të cilat do të ishin mirë të dilnin, në mënyrë që ata të merrnin dënimin e merituar.
“Ky proces na mësoi se sa ulët janë institucionet e shtetit shqiptar, se në çfarë niveli janë kryetarët e bashkive, drejtuesit e institucioneve. Në një farë mënyre kjo është çjerrja e maskës së një sërë funksionarësh shtetëror. Në dijeninë time me ato që kemi dëgjuar dhe kemi informacione, zonja Kaçi ka edhe rraste të tjera që nuk janë bërë publike.
Shpresoj të publikohen dhe të marrin dënimin e merituar. Ne këtu kemi disa veprime që janë të ënda për vendin tonë dhe që duhet të ndëshkohen. Në rastin aktual, vepër penale për zonjën Kaçi nuk ka dhe SPAK-u duhet ta pushonte, sepse nuk ka pasur një përfitim. Për zotin Gjici, ka sepse ai ka premtuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për t’i dhënë një tender”, tha avokati Arben Llangozi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkoi një masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon Alma Kaçin
- Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçi
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset