Iu vendosën gjurmues në makina, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit në Pogradec
Detaje të reja janë zbardhur nga vendosja e dy pajisjeve GPS në dy automjetet e shtetasit Eris Çekani mëngjesin e së dielës në Pogradec.
Në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka (e dashura e Brianit).
Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta.
Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 shtetasve të lartpërmendur. Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.
Nga kamerat e sigurisë, është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alarm në polici, dyshime për tritol ndaj të fortit në Pogradec
- Kush është pronari i makinave në Pogradec, ku u dyshua për tritol
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur