Ivi Kaso: Jemi në fazën e fundit të mbledhjes dhe evidentimit të krimeve zgjedhore

3 Maj 2021 | 12:43

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat u shpreh se janë në fazën e fundit të evidentimit dhe të përgatitjes së raporteve përkatëse, sa i përket akuzave për krime zgjedhore.

Pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, ku i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, Kaso nënvizoi para gazetarëve se në zona të caktuara janë bërë shkelje.

“Periudha e ankimimit po afron për të gjitha subjektet zgjedhore. Jemi duke punuar dhe jemi në fazën e fundit të evidentimit dhe të përgatitjes së raporteve përkatëse, se çfarë impakti mund të kenë në rezultatet e zonave të caktuara. Në zona të caktuara janë bërë shkelje që e bëjnë diferencën midis palëve”, u shpreh ai.

Z. Kaso theksoi se zonat më problematike kanë qenë ato ku është përqendruar fuqia e makinerisë shtetërore.

“Zonat që ka pasur probleme të theksuar të kriminalitetit si Elbasani, Shijaku, kanë qenë zonat problematike”, pohoi ai.

Sipas Kasos një numër i caktuar kutish do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor.

“Në periudhën parazgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokuroritë e zakonshme dhe mbi 40 kallëzime penale në SPAK”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Lulzim Basha pret në takim shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR

Shkeljet zgjedhore | Partia Demokratike depoziton 50 kallëzime në prokurori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026