Ivi Kaso: Ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor, të gjitha shkeljet të dokumentuara

4 Maj 2021 | 09:39

Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore i Partisë Demokratike tha për Euronews Albania se jo vetëm PD por dhe aktorë të tjerë që kanë monitoruar zgjedhjet, kryesisht nga shoqëria civile kanë vënë re shumë parregullsi në zgjedhje.

Sipas tij legjislacioni shqiptar në këto zgjedhje ishte përgatitur që në letër të parandalonte një pjesë të mirë të shkeljeve, gjë që nuk e ka ndaluar mazhorancën, siç sqaroi dhe Kaso të vërë të gjithë resurset dhe mjetet e shtetit në dispozicion të rezultatit final.

Sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore tregoi gjithashtu se janë treguar shumë të kujdesshëm me monitorimin në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj dhe në çdo zonë kanë përgatitur dosjen përkatëse me të gjitha shkeljet, dosje të cilat do i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të procesit ankimor.

“Ne synojmë atë që është detyrimi jonë karshi çdo shqiptari dhe veçanërisht ndaj zgjedhësve tanë, për të hedhur dritë mbi çdo aspekt të errët të këtij procesi zgjedhor të shoqëruar me manipulime të shumta,” – u shpreh Kaso.

Ivi Kaso pohoi se janë 180 kallzime penale që janë paraqitur në prokuroritë e rretheve, mbi 40 kallzime penale për procese të rënda të procesit zgjedhor janë depozituar në SPAK dhe gjithë shkeljet e tjera do i vihen në dispozicion agjencive ligjzbatuese.

Së fundmi Kaso theksoi se rezultati aktual është paraprak dhe duhet të kalojë fazën e ankimimit në mënyrë që të bëhet përfundimtat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026