Izraeli: Armëpushimi me Iranin nuk përfshin Libanin
Libani nuk është pjesë e armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Në deklaratën e saj mbështetet vendimi i Turmp per pezullimin e sulmeve ndaj Iranit por në fund të saj thuhet se kjo marrëveshje nuk e perfshin Libanin.
“Izraeli mbështet vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticën dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe vendeve në rajon. Izraeli gjithashtu mbështet përpjekjet e SHBA-së për të siguruar që Irani të mos paraqesë më një kërcënim bërthamor, raketor dhe terrorist për Amerikën, Izraelin, fqinjët arabë të Iranit dhe botën. Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë të përkushtuara për të arritur këto qëllime, të cilat i ndajnë SHBA-ja, Izraeli dhe aleatët rajonalë, në negociatat e ardhshme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e Netanyahut.
“Armëpushimi dyjavor nuk e përfshin Libanin”, shtohet më tej në deklaratë.
Qëndrimi i Izraelit bie ndesh me deklaratën e kryeministrit të Pakistan, Shehbaz Sharif, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit dhe kishte deklaruar se ajo përfshinte edhe Libanin. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e përmendi Libanin në deklaratën e tij për armëpushimin.
Deklarata nga zyra e Netanyahut përbën reagimin e parë të udhëheqësit izraelit që nga shpallja e marrëveshjes për armëpushim.
Ndërkohë, krahas përfshirjes në konfliktin me Iranin, Izraeli ka zhvilluar një fushatë të gjerë ushtarake në jug të Libanit që prej fillimit të marsit, duke synuar militantët e Hezbollah të mbështetur nga Irani. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 1,530 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi, mes tyre 130 fëmijë.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona