Izraeli bllokadë totale në Rripin e Gazas, ndërpritet furnizimi me ujë
Izraeli do të ndërpresë furnizimet me ujë në Rripin e Gazës, pas sulmit të Hamasit.
Njoftimi u bë nga ministri izraelit i infrastrukturës, Israel Katz.
“Ajo që ishte në të kaluarën, nuk do të jetë më në të ardhmen,” tha ai në një postim në mediat sociale duke njoftuar ndërprerjen.
Kjo vjen pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se ai ka urdhëruar një bllokadë totale të Gazës – duke i lënë ata pa energji elektrike, pa ushqim dhe pa karburant.
Yoav Gallant e përshkroi atë si një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës.
Kujtojmë se Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur nivele të ndryshme të bllokadës ndaj Gazës që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007.
Si pasojë e sulmeve me raketa të Hamasit që vijojnë prej tre ditësh, raportohet se 700 irzaelitë kanë humbur jetën, ndërkohë që 130 të tjerë janë marrë peng.
Nga ana e Hamasit raportohet se mbi 400 palestinezë që kanë humbur jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)