“Portat e ferrit” u hapën, historiku i përplasjeve të përgjakshme Izrael- Palestinë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Portat e ferrit” janë hapur. Militantët palestinezë të Hamasit nisën një sulm të armatosur ndaj Izraelit në Gaza. Operacioni “Tajfuni”, zuri në befasi sistemet e sofistikuara të mbrojtjes së shtetit hebre.

Megjithatë reagimi i furishëm pasoi përmes operacionit “Shpatat e Hekurta” dhe me shpalljen e një lufte.

Data e nisjes së ofensivës palestineze nuk është rastësore, pasi përkon me luftën e Yom Kipurit, e njohur gjithashtu si Lufta e Ramazanit, e Tetorit, Lufta e katërt Arabo-Izraelite, që ishte një konflikt i armatosur i zhvilluar nga 6 deri më 25 tetor 1973 midis Izraelit dhe një koalicioni shtetesh arabe, të udhëhequra nga Egjipti dhe Siria. Pjesa më e madhe e luftimeve midis dy palëve u zhvillua në Gadishullin Sinai dhe Lartësitë e Golanit, të dyja të pushtuara nga Izraeli në 1967. Objektivi fillestar i Egjiptit në luftë ishte të kapte një terren në bregun lindor të Kanalit të Suezit dhe më pas të përdorte këto përfitime për të negociuar kthimin e pjesës tjetër të Gadishullit Sinai të pushtuar nga Izraeli.

- Advertisement -

Pas shpërthimit të armiqësive, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Sovjetik filluan përpjekjet masive të furnizimit me aleatët e tyre përkatës gjatë luftës, gjë që çoi në një konfrontim pothuajse midis dy superfuqive të armatosura bërthamore.

Megjithatë, pikënisja e konfliktit shumë të gjatë dhe asnjëherë të mbyllur mes Palestinës dhe Izraelit do të ishte 29 nëntori i vitit 1947. Kjo datë shënon një vendim të OKB që ta ndante atë territor të Palestinës në dy shtete, një arab dhe tjetri izraelit, por në një mbikëqyrje shumë të rreptë të ndërkombëtarëve.

Për të udhëtuar edhe më tej në lashtësi, zanafilla buron nga pretendimi se cili popull është autokton apo më i lashti në tokën e shenjtë. Hebrenjtë pretendojnë se ata thjesht po kthehen në rrënjët e tyre, duke e zbërthyer orën në kohët e Dhiatës së Vjetër. Madje izraelitët pretendojnë se kanë jetuar në atë territor të paktën 3700 vite më parë, ndërsa janë detyruar të zhvendosen në vitin 70 pas Krishtit sepse Romakët shkatërruan tempullin e dytë të tyre në Jeruzalem. Gjithashtu izraelitët besojnë se termi “Palestinë” besohet se rrjedh nga filistinët, një popull i Egjeut, i cili, në shekullin e 12-të para Krishtit, u vendos përgjatë fushës bregdetare të Mesdheut të asaj që tani është Izraeli dhe Rripi i Gazës. E vërteta për Palestinezët është plotësisht ndryshe.

Ata pretendojnë se kanë qenë aty që nga fillesat e njerëzimit dhe më pas janë përzierë më të gjitha formacionet e emigrimeve përgjatë shekujve, nga Mesdheu e deri të vendet arabe. Duke iu referuar po të njëjtit libër të shenjtë në të cilin besojnë vetë hebrenjtë, palestinezët besojnë se ky popull i përket një grupi skllevërish të dëbuar nga Egjipti i perudhës faraonike.

Çfarë është Hamasi?

Hamasi është grup militant palestinez islamik që udhëheq në Rripin e Gazës. Ky grup është betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe ka luftuar disa herë brenda Izraelit që kur mori pushtetin në Gaza më 2007.

Në mes këtyre luftërave, ka kryer vetë ose ka lejuar grupe të tjera të sulmojnë me raketa Izraelin. Ka kryer po ashtu edhe sulme të tjera vdekjeprurëse. Izraeli po ashtu në vazhdimësi ka përsëritur sulmet ndaj Hamasit nëpërmjet ajrit, dhe bashkë me Egjiptin, e kanë bllokuar Rripin e Gazës më 2007, në vendim për të cilin kanë thënë se bëhet për hir të sigurisë.

Hamasi si tërësi, ose në disa raste edhe vetëm degë të saj, cilësohet grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Hamasi përkrahet nga Irani që e financon dhe i siguron armatim e ushtrime.

Rripi i Gazës është 41 kilometra i gjatë dhe 10 kilometra i gjerë, si territor në mes të Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe. Është shtëpia e rreth 1.6 milionë banorëve dhe ka një prej dendësive më të mëdha të popullatës në botë.

Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gaza dhe vijën e saj bregdetare dhe e kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare. Ngjashëm edhe Egjipti kontrollon se kush hyn e del përmes kufirit të vet me Gazën.

Rreth 80 për qind e popullatës në Gaza varet nga ndihmat ndërkombëtare, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe rreth një milion njerëz varen nga ndihmat edhe për ushqim ditor.

Ka tensione të vazhdueshme në mes të Izraelit dhe Hamasit, por sulmi i së shtunës nga Hamasi erdhi pa asnjë paralajmërim. Hamasi lëshoi mijëra raketa ndaj Izraelit dhe dhjetëra luftëtarë të Hamasit thyen kufirin e hynë në Izrael duke vrarë civilë e duke marrë pengje.

Izraeli u kundërpërgjigj shpejt me sulme të ashpra në Gaza, në bazat e militantëve.

LEXONI GJITHASHTU:














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

FOTO| Mjeti me të cilin lëvizën autorët e grabitjes në Kamëz

FOTO| Mjeti me të cilin lëvizën autorët e grabitjes në Kamëz

Emocionojnë fëmijët shqiptarë në Gjermani, këndojnë dhe recitojnë shqip

Anduena Stephan, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Gjermani tregoi në një intervistë për Euronews Albania se me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë...

Motoristët nga Nju Xhersi: Njerëzit në Shqipëri më të dashur se në Amerikë

Një grup motoristësh që kanë marrë pjesë gjithnjë në paradat në Amerikë, ky 28 Nëntor i gjeti në Shqipëri. Ata treguan se janë të emocionuar...





TË FUNDIT

FOTO| Mjeti me të cilin lëvizën autorët e grabitjes në Kamëz

FOTO| Mjeti me të cilin lëvizën autorët e grabitjes në Kamëz

Emocionojnë fëmijët shqiptarë në Gjermani, këndojnë dhe recitojnë shqip

Anduena Stephan, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Gjermani tregoi në një intervistë për Euronews Albania se me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë...

Motoristët nga Nju Xhersi: Njerëzit në Shqipëri më të dashur se në Amerikë

Një grup motoristësh që kanë marrë pjesë gjithnjë në paradat në Amerikë, ky 28 Nëntor i gjeti në Shqipëri. Ata treguan se janë të emocionuar...

“Krenari të ngremë flamurin shqiptar në SHBA”, flet sherifi shqiptar nga New Jersey

Edhe në SHBA shqiptarët kanë festuar që në orët e para të mëngjesit Ditën e Pavarësisë. Gazetari Denion Ndrenika në një lidhje me Euronews Albania...

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë nga selia e NATO-s: Zbatoni marrëveshjet!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit...






 








Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×