“Lucifer”, zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor 2025 | 14:29

Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin brirët e vegjël në kokë. Studiuesit njoftuan zbulimin të martën dhe u gjet në Australinë Perëndimore,.

Ndërsa studionte një lule të egër shkencëtarja e Shkollës së Shkencave Molekulare dhe të Jetës të Universiteti Curtin në Perth, Kit Prendergast zbuloi këtë bletë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e saj për shkak të pamjes së saj unike.

“Femra kishte brirë tepër të vegjël në kokë,” vuri në dukje ajo në një botim universitar.

Shkencëtarja, një fanse e serialit televiziv “Lucifer” që e shikonte në Netflix, vendosi që ky emër i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes djallëzore që e karakterizon këtë bletë.

“Është anëtari i parë i ri i kolonisë së bletëve në më shumë se 20 vjet, gjë që tregon se sa shumë jetë kemi ende për të zbuluar, duke përfshirë zonat e kërcënuara nga minierat e metaleve, siç janë Goldfields, ku u zbulua Luciferi”, vuri në dukje Prendergast.

Ekspertët shpresojnë që ky zbulim do të rrisë ndërgjegjësimin rreth shumë specieve të panjohura që mund të ekzistojnë në këto zona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026

Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane

Qeveria e Jordanisë tha se ka rrëzuar katër raketa balistike iraniane që synonin një bazë ushtarake amerikane në territorin e saj. Sulmi ndodhi pasi Garda...
13:35 | 14/07/2026