GJK kërkon fond shtesë për mbrojtjen nga zjarri: Nëse na bie ne, ju bie dhe juve

11 Nëntor 2025 | 13:10

Në Komisionin e Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar një shtesë buxheti prej 2 milionë lekësh për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes nga zjarri, një kërkesë që, siç tha ai, përsëritet për të tretin vit radhazi.

Ai theksoi se godina e Gjykatës është e amortizuar dhe sistemi aktual ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Me tone ironike, ai shtoi:

“Nëse bie zjarri te ne, bie edhe tek ju”, duke nënvizuar afërsinë fizike të institucioneve dhe rrezikun potencial.

Sekretari kërkoi më shumë bashkëpunim nga Ministria e Financave, duke argumentuar se ulja e buxhetit nuk është në dinjitetin e institucionit më të lartë kushtetues. Ai theksoi se kërkesat për shtesa lidhen jo vetëm me mbrojtjen nga zjarri, por edhe me sigurinë kibernetike dhe rritjen e ngarkesës së punës, për shkak të shtimit të një drejtorie të re me 5 punonjës.

“Po flasim për zërin e investimeve dhe për situatën e krijuar, si dhe për sigurinë kibernetike, ku kemi kërkuar shtesa në lidhje me serverin e instaluar. Kërkesa për 2 milionë lekë për mbrojtjen nga zjarri është minimale, por jetike”, – u shpreh ai.

Kjo është hera e tretë që Gjykata Kushtetuese përsërit të njëjtën kërkesë, duke e konsideruar çështjen si urgjencë infrastrukturore.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026