Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e armëpushimit

25 Dhjetor 2024 | 15:44

Izraeli dhe grupi i militantëve palestinez të Hamasit, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit të njoftuar nga të dyja palët së fundmi.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi grupin se po u rikthehej çështje mbi të cilat ishte gjetur mirëkuptim më parë.

“Pushtuesit kanë vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që ka vonuar arritjen e marrëveshjes që ishte në dispozicion“, thanë zyrtarë të grupit militant.

Hamasi tha se megjithatë, po tregohej elastik dhe se bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, po shkonin në një drejtim e duhur.

Por zoti Netanyahu u kundërpërgjigj në një deklaratë duke thënë se “organizata terroriste Hamas vazhdon të gënjejë. Ajo po refuzon ato për të cilat është rënë dakord më parë dhe po vazhdon të krijojë vështirësi në negociata”.

Megjithatë, Izraeli do të vazhdojë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet, shtoi ai.

Negociatorët izraelitë u kthyen nga Karati në Izrael të martën në mbrëmje për konsultime rreth një marrëveshjeje mbi pengjet pas një jave të rëndësishme bisedimesh, tha të martën zyra e kryeministrit.

Në dy javët e fundit, ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë të vendeve si Katari dhe Egjipti kanë shtuar përpjekjet për të arritjen e një marrëveshjeje.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i beftë terroris i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit. Si pasojë u vranë 1200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

Fushata ushtarake e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 45 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, që rajonin e kontrolluar nga Hamasi. Shumica e popullatës prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen

Qeveria e Irakut u ka dhënë afat grupeve të armatosura pro-Iranit që veprojnë në vend deri më 30 shtator për t’u çarmatosur, tha zëdhënësi i...
16:37 | 29/06/2026

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026